Telegrafi

Dueli Botëror, dita e tetë

Në RTV Dukagjini transmetohet episodi i tetë me radhë i emisionit Dueli Botëror që i kushtohet Kampionatit Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi.

Emisioni Dueli Botëror transmetohet në RTV Dukagjini çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi.

Ky emision ka për qëllim analizën e ndeshjeve të ditës, por edhe të Kampionatit Botëror në përgjithësi.

Në Duelin e Botërorit ka të ftuar mysafirë nga të gjitha fushat.

Të enjten janë zhvilluar ndeshjet:

Danimarkë 1-1 Australi (Grupi C)
Francë 1-0 Peru (Grupi C)
Argjentinë 0-1 Kroaci (Grupi D)

Mysafirë të emisionit të sotëm (e enjte) janë:

Ismet Munishi (trajner/analist)

Genta Cana (prezantuese/gazetare)

Blero (këngëtar)

Kushtrim Sheremeti (aktor)

Ylber Bardhi (aktor)