Telegrafi

Dita e nëntë e Duelit të Botërorit në RTV Dukagjini

Në RTV Dukagjini sonte (e premte) transmetohet episodi i nëntë me radhë i emisionit Dueli Botëror që i kushtohet Kampionatit Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi.

Nikoqirë të këtij emisioni si gjithmonë janë: Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi.

Ky emision ka për qëllim analizën e ndeshjeve të ditës, por edhe të Kampionatit Botëror në përgjithësi, teksa sonte do të flitet më shumë për ndeshjen spektakolare Zvicër-Serbi, nga e cila fituese doli Zvicra me dy gola të shënuar nga futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Sot (e premte) janë zhvilluar ndeshjet:

Zvicër-Serbi (Grupi E)
Brazil-Kosta Rika (Grupi E)
Nigeri-Islandë (Grupi D)

Mysafirë në natën e sotme janë:

Ismet Munishi, trajner/analist
Bylbyl Sokoli, trajner/analist
Tahir Batatina, drejtor sportiv i KF Llapit
Alkena Dervishaj, Psikologe
Ulpiana Emra, basketbolliste. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=W1cajwZjzn4&feature=youtu.be