Afati kalimtar i verës tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar për klubet evropiane.
Mauro Icardi ishte transferimi i ditës te Paris Saint-Germain, i cili u huazua nga Interi.
Në anën tjetër, megjithëse javëve të fundit u përfol një rikthim i Neymarit te Barcelona, kjo nuk ndodhi dhe braziliani mbeti te kampioni francez.
Gjithashtu edhe Keylor Navas ka ndryshuar ambient, duke braktisur radhët e Real Madridit për të kaluar te PSG-ja,. Kjo e fundit e ka huazuar për një vit portierin Areola te Reali.
Roma ka arritur që gjatë ditës së sotme ta huazojë për një vit mesfushorin me tipare sulmuese të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan.
Më poshtë keni të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet që ndodhën gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të verës.
Transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar
Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Joao Felix, i cili nga Benfica kaloi te Atletico Madridi,
Zyrtare: Afati kalimtar në pesë kampionatet kryesore është mbyllur
Afati kalimtar është mbyllur edhe në La Liga dhe Ligue 1.
Tashmë zyrtarisht afati kalimtar është mbyllur në top pesë kampionatet. Për transferimet që kanë ndodhur në minutat e fundit, do t’ju mbajmë të informuar.
Besiktas huazon Abdoulay Diabyn
Besiktas ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Abdoulay Diaby. Klubi turk ka transferuar sulmuesin 25-vjeçar nga Sporting Lisbona. “Shqiponjat e zeza” theksojmë se kanë të drejt blerje në fund të sezonit.
Zyrtare: Martin Skrtel kalon te İstanbul Başakşehir
Martin Skrtel kishte kaluar te Atalanta, por e ndërpreu këtë marrëveshje pas tri ditës.
Sot ai ka arritur marrëveshje me İstanbul Başakşehir.
✍️🏽🇸🇰 pic.twitter.com/jCXcOuODWP
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) September 2, 2019
Zyrtare: Maxime Gonalons kalon te Granada
Granada ka arritur një marrëveshje me Romën për transferimin me mundësinë blerje të mesfushorit Maxime Gonalons.
Lojtari francez ka luajtur sezonin e kaluar te Sevilla FC.
📰 @MaxGonalons nuevo jugador del #Granada.
🤝 Acuerdo de cesión con opción a compra de la @OfficialASRoma
📸Será presentado mañana a las 12:30 horas en la Ciudad Deportiva GCF. #BienvenidoGonalons. https://t.co/qde5Sr0eRl
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) September 2, 2019
Zyrtare: Jesse kalon te Sporting
Paris Saint Germain e ka huazuar Jese Rodríguez te Sporting Lisbon për një vit.
Lojtari është zyrtarizuar nga klubi portugez.
🛬 Do @PSG_inside para o ataque dos Leões!
Bem-vindo, @JeseRodriguez10! 👋🦁
👉 https://t.co/2m9hnzcwTN#JeséÉLeão pic.twitter.com/XgFJL2LLLl
— Sporting CP 🏆 (@SportingCP) September 2, 2019
Konfirmohet, Fabrizio huazohet te Mallorca
Fabricio do të garojë për një pozicion me Manolo Reina në golin e Mallorcas. Ai arrin në kampionatin spanjoll në formë huazimi nga Fulhami.
✍🏻 Fabricio refuerza la portería del #RCDMallorca
➡️ Llega al club cedido por el @FulhamFC
🔗 https://t.co/igL0mqRRCU#JuntsSomMillors 🔴⚫️👹 pic.twitter.com/nxzECXS65W
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) September 2, 2019
Konfirmohet, Mauro Icardi huazohet te PSG-ja
Mauro Icardi më nuk është lojtari i skuadrës së Interit, ku kaloi për gjashtë vite të karrierës si futbollist.
Sulmuesi argjentinas tashmë është huazuar te francezët e Paris Saint-Germain, e cila në fund të sezonit mund ta blejë kartonin e lojtarit…Lajmi i plotë.
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/yqCmJ01r31
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 2, 2019
Zyrtare: Radamel Falcao kalon te Galatasaray
Galatasaray tashmë mund të thuhet se është një ndër ekipet më aktive në shtetin turk.
“Cim Bom Bom” ka zyrtarizuar tanimë edhe kolumbianin Radamel Falcaon, i cili do të djersit fanellën e kampionit të Turqisë…Lajmi i plotë.
https://twitter.com/GalatasaraySK/status/1168620384792588289
Zyrtare: Verdi bashkohet me Torinon
Simone Verdi e ka mbyllur transferimin e tij nga Napoli në Torino.
Mësohet se ky transferim do të kushtojë për 25 milionë euro.
Fillimisht lojtari kalon si huazim për 4 milionë euro, në detyrim blerje për 21 milionë euro.
Konoplyanka nënshkruan me Shakhtar Donetskun
Klubi ukrainas Shakhtar Donetsk e ka mbyllur transferimin e Yevhen Konoplyanka nga Schalke 04.
Klubi e ka konfirmuar marrëveshjen me një deklaratë të bërë në faqen e klubit, ku lojtari ka nënshkruar për tri vite.
Konoplyanka bëri 78 paraqitje për Schalken dhe shënoi 13 gola.
Zyrtare: Morato transfer i ri i Benficës
Benfica ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, Morato. Futbollisti premtues 18-vjeçar kalon në radhët e portugezëve nga Sao Paulo. Ai do të luajë në Lisbonë deri në vitin 2024.
✍ Bem-vindo, @Morato ! ➡ https://t.co/siG025y7Kr#EPluribusUnum #SLBenficaB pic.twitter.com/Kauu2l5FCZ
— SL Benfica (@SLBenfica) September 2, 2019
Steven Defour kthehet në Belgjikë
Steven Defour ka kaluar te Royal Antwerp si transferim i lirë nga Burnley.
📝 DEAL DONE: Steven Defour has joined Royal Antwerp on a free transfer after leaving Burnley. (Source: @official_rafc) pic.twitter.com/qzJyT0pVTx
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 2, 2019
Zyrtare: Babacar kalon te Lecce
Khouma Babacar është bërë me ekip të ri, por nuk ka ndryshuar ligë. Sulmuesi tashmë është lojtar i Lecces pasi që ka braktisur radhët e Sassuolos. Theksojmë se lojtari më parë ka luajtur edhe në Fiorentina.
#Babacar in giallorosso
BENVENUTO A LECCE #avantilecce #forzalecce
📋 il comunicato
➡️ https://t.co/nddbDPPOL8 pic.twitter.com/nBR0EU4eYA— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) September 2, 2019
Dokumentacioni për Mauro Icardin është pranuar nga Interi
Mauro Icardi do të kalojë nga Interi te PSG për një vit huazim.
Dokumentacioni i tij ka arritur në zyrat e Interit dhe do të mbyllet së shpejti transferimi duke u bërë zyrtare.
Mbyllet afati në Serie A
Klubet në Serie A kanë qenë aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Në orët në vijim pritet që të këtë zyrtarizimi që kanë ndodhur në minutat e fundit.
OFFICIAL: The transfer window for all Serie A clubs has now shut.
The best signing was ________ pic.twitter.com/1ht2w2NOBi
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) September 2, 2019
Zyrtare: Rachid Ghezzal te Fiorentina
Lojtari ka kalua nga Leicester City si huazim për 300 mijë euro, për blerjen përfundimtare për 9.7 milionë euro.
The 27-year-old is set to wrap up a loan move and the Serie A side will have an option to buy written into the deal ✍️
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) September 2, 2019
Zyrtare: Rennes e blen Raphinhan nga Sportingu
Stade Rennes ka arritur ta mbyll transferimin e Raphinhas për 20 milionë euro nga Sporting Lisbon.
📝 DEAL DONE: Stade Rennes have signed Raphinha for €20m from Sporting Lisbon. (Source: @staderennais) pic.twitter.com/7zZ9AlT482
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 2, 2019
Ivan Rakitic mbetet te Barcelona
Ivan rakitic do të mbetet lojtar i Barcelonës. Edhe pse disa klube donin ta trasnferonin reprezentuesin kroat, ai ende do të mbetet anëtar i klubit katalanas.
Marca shkruan se mundësia e transferimit ekzistonte sepse 31-vjeçari flitet se do të kalonte te skuadra franceze e Paris Saint-Germain.
Edhe 10 minuta drejt mbylljes së afatit kalimtar në Serie A
Serie A po shkon drejt mbylljes, ku nuk mungojnë transferimet e mëdha në minutat e fundit.
Pritet të shihet në orët në vijim cilat marrëveshje janë mbyllur.