Telegrafi

LIVE, “Debat D Plus” në RTV Dukagjini: Ku pritet garë më e fortë? (Video)

Në RTV Dukagjini po vazhdojnë emisionet debatuese lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në emisionin “Debat D+”, me analistë e ftuar në studio, sonte do të debatohet në temën se  në cilën komunë pritet të ketë garë më të fortë.

Për të debatuar lidhur me këtë temë, Ermal Panduri ka ftuar në studio panelistët: Imer Mushkolaj, Arben Ahmeti, Fatmir Haxholli dhe Arton Demhasaj. /Telegrafi/