Site icon Telegrafi

Lista me tre emra e Arsenalit për sulmuesin e ri – Arteta do edhe një anësor dhe një mesfushor

Mikel Arteta tashmë ka hartuar një listë të ngushtë të sulmuesve që dëshiron të nënshkruajë këtë verë.

Trajneri i Arsenalit me sa duket tashmë po mendon për të rritur opsionet e tij sulmuese. Dhe sipas raportimeve, spanjolli ka tre ‘vrasës’ në listën e dëshirave të verës.

Sipas The Athletic , Arteta pëlqen emra si Benjamin Sesko, Viktor Gyokeres dhe Evan Ferguson janë lojtarë të cilët Arteta i pëlqen.

Reprezentuesi slloven Sesko ka shkëlqyer në sezonin e tij debutues me RB Leipzig, duke shënuar 11 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat – dy prej të cilave kanë ardhur në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi suedez Gyokeres, ndërkohë, ka gjetur rrugën e rrjetës 31 herë në 34 paraqitje për gjigantin portugez Sporting Lisbona.

Ai pëlqehet nga shumë klube të njohura në Evropë, shkaku i efektivitet të lartë para porte.

Reprezentuesi i Republikës së Irlandës, Ferguson kishte një sezon të shkëlqyer me Brighton vitin e shkuar, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë pesë asistime në të gjitha garat për skuadrën e Roberto de Zerbi .

Por ai e ka gjetur rrjetën vetëm gjashtë herë këtë edicion.

Arsenali mund të përforcohet edhe me sulmues të krahur, ku Pedro Neto thuhet gjithashtu se është në listën e Topçinjve.

Po ashtu po punohet edhe për një mesfushori të ri qendror, ku në krye të listës është Martin Zubimendi i Real Sociedad./Telegrafi/

Exit mobile version