Telegrafi

Lista Serbe: Vuk Jeremiq bëri më shumë për Kosovën, sesa Pacolli

Lista Serbe ka akuzuar ish ministrin serb të Punëve të Jashtme,  Vuk Jeremiq, se nuk ka bërë asgjë për mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë.

Aociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar, pasi që “sponsorët e Vuk Jeremiqit dhe partia e tij” sot bëjnë gjithçka për t’i privuar serbët në Kosovë nga ajo që i përkasin, sipas çdo të drejte dhe asaj që është nënshkruar në Bruksel, ka bërë të ditur Lista Serbe, përmes një kumtese.

“Për dallim nga presidenti Vuçiq, i cili para bashkësisë ndërkombëtare pati forcë ta thotë atë, se çfarë duan serbët në Kosovë, Vuk Jeremiq në karrierën e tij diplomatike bëri më shumë për pavarësinë e ‘vetëshpallur’ të Kosovës, sesa Behgjet Pacolli”, thuhet në kumtesën e Listës Serbe.