Telegrafi

Lista Serbe provokon zgjedhje të parakohshme (Video)

Lista Serbe me vendimin për ngrirje të punës në institucione mund të provokojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por, jo vetëm kaq. Lista Serbe mund të jetë edhe shkak që të pengohen  ligje e veprime të rëndësishme për vendin, siç është ai për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Analistit Bajrush Morina, vlerëson se Ligji për Trepçën ua hoqi maskën përfaqësuesve të Listës serbe, dhe tash haptas dihet se është parti politike që dirigjohet nga Serbia.

Reagimin e Listës Serbe,  ai e sheh në dy kuptime.

Bojkotimi i punës nga Lista Serbe, për analistin tjetër,  Adrian Çollaku, shihet më shume si një presion që këta të fundit kanë vendosur t’ua bëjnë institucioneve, me qëllim që të tërhiqet Ligji për Trepçën.