Bojkoti i Listës Serbe në institucionet e Kosovës do të vazhdojë për aq kohë sa partnerët e koalicionit PDK-LDK “nuk përmbushin marrëveshjet mbi të cilat edhe është nënshkruar ky koalicion”.
Këtë gjë e ka pohuar zëvendës kryeministri i Kosovës nga radhët e komuniteti serb Branimir Stojanovic.
Në intervistën dhënë televizionit Tribuna Channel, Stojanoviq shprehet se kthimi i tyre nuk varet nga ta po kryekëput nga partnerët e koalicionit dhe se dita e kthimit do të jetë dita e realizimit të marrëveshjeve të arritura.