E plotësuar- Takimi në mes të Listës Serbe dhe shefit të zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është shtyrë për në orën 13:00.
Telegrafi më herët raportoi se ky takim ishte caktuar të mbahet në orën 10:30, mirëpo ai tashmë është shtyrë.
Njoftimin për shtyrje të orës së takimit e ka bërë të ditur vetë Marko Gjuriq.
Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ramush Haradinajt për kryeministër. /Telegrafi/
Lista Serbe nesër takim në Beograd (Foto)
Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se nesër do të mbajë një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Serbisë.
Takimi do të fillojë në orën 10:30, shkruan Telegrafi.
Ditë në parë Lsita Serbe pati theksuar se lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. /Telegrafi/