Lista Serbe sot ka ndërhy në zgjedhjet lokale të Mal të Zi duke bërë fushat për një kandidat serb, i cili garon për postin e kryetarit të qytetit të Nikshiqit.
Një delegacion nga Lista Serbe, i përbërë nga kryetari dhe nënkryetari, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, po vizitojnë Nikshiqin në Malin e Zi përpara zgjedhjeve lokale të së dielës.
Gjegjësisht, ata i dhanë mbështetje koalicionit “Për të Ardhmen e Nikshiqit” dhe bartësit të listës, Marko Kovaçeviq.
Goran Rakiq u tha votuesve në Nikshiq të jenë të bashkuar sepse ky është çelësi i suksesit për të ardhmen e këtij qyteti, raporton kossev.
Në anën tjetër, nënkryetari Simiq tha se edhe pse serbët nga Kosova kanë shumë probleme, “sytë e tyre janë drejtuar kah ju”.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 mars gjersa Nikshiqi është qyteti i dytë më i madh në Malin e Zi dhe vendlindja e Milo Gjukanoviqit.
Pas qeverisjes tre-dekadëshe të DPS-së së Gjukanoviqit, një koalicion i ish partive të opozitës të udhëhequr nga kryeministri, Zdravko Krivokapiq është në pushtet në Mal të Zi që nga fundi i vitit të kaluar. /Telegrafi/