Telegrafi

Lista Serbe mungon në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me ç’rast do të caktohet seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa Lista Serbe ka munguar në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Lista Serbe dje abstenoi në votimin e Qeverisë që të tërhiqet projektligji i parë për demarkacionin me Malin e Zi.

Ditë më parë, Igor Simiq, deputet i kësaj liste, tha se prioritet për ta mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e tek më pas mund të flitet për demarkacionin.

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin pritet të dërgohet në kuvend për seancën e nesërme, të paraparë të mbahet në orën 10:00./Telegrafi/