Lista serbe ka mohuar akuzat e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Tomaniq e cila një ditë më parë tha se dyshon që Lista serbe dhe “Severna Brigada” qëndrojnë prapa djegies së dyqaneve të saj.
Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Timoniq është djegur në ora 00:45 të së premtes.
Vetë Tomaniq ka thënë se dëmi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Serbe dhe në të ashtuquajturën ‘Severna Brigada’, pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.
E lidhur me këtë akuza ka reaguar Lista serbe.
Lista Serbe tha se dënon “insinuatat dhe akuzat e rreme” ndaj këtij subjekti politik lidhur me djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq.
“Interesante se si Natasa Tomaniq, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e di shkakun e zjarrit para çdo hetimi…”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/