Site icon Telegrafi

Lista Serbe, kundër projektit të Brezovicës

Projekti për kompleksin turistik Brezovica po sfidohet nga Beogradi ende pa filluar së zbatuari. Lista Serbe duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb në komunën e Shtërpcës, është deklaruar kundër ekzekutimit të këtij projekti, ashtu siç është paramenduar. Kryetar i Listës Serbe, Aleksandër Jablanoviq, ka humbur betejën e parë ligjore në përpjeke të rikthimit të këtij projekti në pikën zero.

Ky i fundit ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), kundër njoftimit për kontrate, lidhur me projektin për partneritet publiko-privat të projektit Brezovica. Por, kjo kërkesë është refuzuar nga OSHP, pasi që parashtruesi i kërkesës nuk ka qenë pjesëmarrës në tenderimin e këtij projekti. Lista Serbe pretendon se vendimi në lidhje me këtë projekt është marrë pa marrë parasysh interesin e komuniteti lokal në Komunën e Shtërpcës, shkruan Tribuna.

“Në të cilën (komunë) do të duhet të ndërtohet pushimorja “Brezovica”, me të cilën AK-ja ka anashkaluar nën-kriterin e përputhshmërisë së konceptit të propozuar për zhvillimin e pushimores, me qëllimet e komitetit ndërqeveritar të definuar në kërkesën për propozim në dosjen e tenderit të dt. 26 Shkurt 2014, dhe me këtë ka shkelur parimin e barazisë para ligjit ( nenin 3 i Kushtetutës) dhe parimin e transparencës, nenin 7 i LPP-se, nr. 04/L-042”, thuhet në pretendimet e Listës Serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version