Lista serbe, subjekti politik në Kosovë që kontrollohet nga Serbia ka ruajtur kryesimin në 10 komuna të Kosovës.
Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Graqanicë, Novo Bërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Shtërpcë janë komunat ku Lista serbe kryeson.
Kur janë numëruar 60% e votave Lista serbe ka marrë rreth 20 mijë vota apo 4.3%.
Ndryshe Lëvizje Vetëvendosje është duke kryesuar me 48% të votave.
PDK është e dyta me 17.8% të votave.
LDK është e treta me 13.5% të votave derisa AAK është e katërta me 7.8% të votave./Telegrafi/