Kuvendi vazhdon të mos funksionojë normalisht që nga shtatori i vitit të kaluar.
Tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, përdorën metoda të ndryshme – që nga sulmet me ujë, me shishe, vezë, gaz lotsjellës dhe protesta masive.
Këto veprime që shprehin kundërshtimet ndaj dy marrëveshjeve – asaj për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi – nuk u ndalen as në datat e rëndësishme për historinë shqiptare.
Edhe në vitin 2014, për gjashtë muaj, blloku LVAN i pati pamundësuar Hashim Thaçit, ish-kryetarit të PDK-së, që ta formojë qeverinë pasi PDK doli parti fituese e zgjedhjeve të qershorit të atij viti.
LDK, që ishte pjesë e bllokadës së parë më të gjatë të punës së Kuvendit, tash nuk e ka ndërmend që të plotësojë kërkesat e opozitës. Qeveria insiston në zbatimin e dy marrëveshjeve e sipërpërmendura, duke dënuar ashpër format që kanë zgjedhur tri partitë opozitare.
Por, opozitës që ka fillimi i kanë ofruar edhe dialog për kapërcimin e krizës.
Një parti, që është pjesë e koalicionit qeverisës, daljen nga kriza e sheh në dy mënyra. Lista Serbe nuk e lë anash as formatimin e koalicionit, ku bënë pjesë edhe vet, por pa dhënë më shumë detaje se si dhe kur do të mund të ndodhte kjo. /Tribuna Channel/