Lista Serbe e Goran Rakiq në zgjedhjet që u mbajtën dje ka arritur të fitojë bindshëm në pesë komuna ku tashmë ka përfunduar 100% numërimi i votave.
Në Mitrovicën e Veriut, ky subjekt ka marrë 81,21% apo 7 mijë e 117 vota.
Në komunën e Kllokotit, Lista Serbe ka ,arrë 63,18% apo 1 mijë e 196 vota.
Edhe në Partesh ky subjekt ka shënuar fitore bindëse duke marrë 93,12% apo 1 mijë e 963 vota.
Në Ranillukë dhe Zveçan subjekti i udhëhequr nga Goran Rakiq ka marrë 92,25% apo 2 mijë e 536 dhe 92,49% apo 4 mijë e 148 vota në Zveçan. /Telegrafi/