Lista Serbe me kandidatin e saj, Milan Radojeviq ka fituar në Komunën e Mitrovicës së Veriut me 82.86 për qind të votave.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka bërë të ditur rezultatet preliminare në komunën e Mitrovicës së Veriut.
“Sa i përket rezultateve në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbska me kandidatin Milan Radojeviq ka 89.86 për qind të votave, kandidati Erden Artiq nga LVV ka 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së ka 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq ka 2.92 për qind të votave”, tha Daka, duke theksuar se këto janë rezultatet preliminare të numëruara nëpër vendvotime.
Sa i përket rezultateve përfundimtare, Daka tha se votat me kusht dhe ato me postë do të numërohen nesër. /Telegrafi/