Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Listën Serbe me 25 mijë euro, për shkak të një videoje gjatë fushatës zgjedhore.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se videoja ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, nxit dhe inkurajon urrejtje dhe provokim ndaj ekzistencës së Kosovës, sidomos me mesazhet kërcënuese kundër formimit të Ushtrisë, transmeton lajmi.net
Gjoba prej 25 mijë eurove do të duhet të paguhet brenda 15 ditëve.
Në këtë video Lista Serbe shfaqej kundër Ushtrisë së Kosovës, kurse shtetin e Kosovës si pjesë të Serbisë.
Kjo video kishte ngjallur reagime të shumta në opinion.
Vendimin e plotë mund ta gjeni: KËTU.