Telegrafi

Lista Serbe: Askush nga ne nuk u takua me Mustafën për Ushtrinë

Lista Serbe mohon pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se përfaqësuesit e saj kanë negociuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ata, për B92, pohojnë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe se nuk do të mbështesë Prishtinën që të formojnë forcat e armatosura, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kanë pasur takime me përfaqësuesit serbë për formimin e Ushtrisë, se arsyet për tërheqjen e tyre i ka mësuar në kontakte private, ku ai u njoftua se përfaqësuesit serbë janë të kushtëzuar dhe se ata nuk mund të marrin vendime pa qëndrimin e Beogradit. Ndërkaq, Lista Serbe mohon pretendimet Mustafës.