Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Ferizajt.
I pari i kësaj liste, Eman Rrahmani, deklaroi se ky organizmi politik ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave kombëtare. Ai tha se familja do të jetojë gjatë si familje dhe jo duke shkelur e mëkëmbur identitetin e saj.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, subjektit i të cilit garon me këtë koalicion, gjatë prezantimit të vizionit qeverisës përmendi 7 zotime që dalin nga programi, për siç e quajti me qëllim të rritjes së popullsisë së vendit.
Selim Pacolli njëri prej kryesuesve të këtij koalicioni që vjen nga AKR, ka thënë se shteti i shëndoshë është atëherë kur është familja e shëndoshë, teksa ka folur për të drejtat që u takojnë veteranëve të UÇK-së, pensionistëve dhe mundësinë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërkohë edhe kandidati tjetër për deputet nga Koalicioni për Familjen, Fatmir Smajli tha se nuk do të lejojnë askënd që t’u shkelet dinjiteti.