Të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës është zhvilluar edicioni i sivjetmë i ndarjes së çmimeve, ‘MTV European Music Awards’.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, fitoi njërën nga dy kategoritë ku ishte e nominuar. Ajo fitoi çmimin për depërtimin e vitit.
Një tjetër shqiptare rrëmbeu një trofe në këtë eveniment. Ishte Loredana Zefi, e cila u shpall artistja më e mirë nga Zvicra.
Në ndërkohë, e nominuar ka qenë edhe Bebe Rexha, por ajo nuk arriti të triumfonte në kategoritë ku ishte nominuar.
Më poshtë jua sjellim listën me fituesit kryesorë të edicionit të sivjetmë të ‘MTV EMA’:
Klipi më i mirë – Taylor Swift, ME
Artisti më i mirë – Shawn Mendes
Kënga më e mirë – Billie Eilish: Bad Guy
Bashkëpunimi më i mirë – Rosalia featuring J Balvin
Artisti i ri më i mirë – Billie Eilish
Vepra më e mirë pop – Halsey
Performanca më e mirë e drejtpërdrejtë – BTS
Vepra më e mirë rok – Green Day
Artistja e re hip-hop – Nicki Minaj
Vepra më e mirë alternative – FKA Twigs
Vepra më e mirë elektronike – Martin Garrix
Depërtimi më i mirë – Ava Max
Skena më e mirë botërore – Muse
Dukja më e mirë – Halsey
Tifozët më të mirë – BTS
Performusja më e mirë amerikane – Taylor Swift
Performuesit më të mirë britanikë – Little Mix
Performuesja më e mirë zvicerane – Loredana Zefi
/Telegrafi/