Ka përfunduar java e 23-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate mjaftë befasuese.
Ballkani dhe Gjilani janë ndalur në barazime si vendas ndaj Drenicës 0-0 respektivisht ndaj Trepçës ’89.
Prishtina ka marrë një fitore të thellë 8-1, ndërsa Drita mposhti minimalisht Flamurtarin 1-0 për të marrë kreun.
Fitore të pritshme si vendas me rezultat identik 3-1 kanë realizuar edhe Llapi dhe Feronikeli që kanë mposhtur Dukagjinin respektivisht Vushtrrinë.
E pas javës së 23-të ka pasur ndryshime edhe në listën e top shënuesve në Ipko Superligë.
Me golin e shënuar ndaj Gjilanit, Arb Manaj ka marrë primatin sa i përket golashënuesve në Ipko Superligë me 12 gola të realizuar deri më tani.
Në pozitën e dytë është Blend Baftiu me një gol më pak, ndërsa i treti ndodhet Ahmed Januzi me 10 gola.
Betim Haxhimusa dhe Kastriot Rexha të Dritës kanë realizuar nga nëntë gola, aq sa kanë edhe dyshja e Gjilanit, Fiton Hajdari dhe Gerhard Progni.
Lista e top 10 shënuesve më të mirë në elitën e futbollit kosovar mbyllet me Tomislav Busicin, Van – Dave Harmon dhe Meriton Korenica. /Telegrafi/