Mediat spanjolle tashmë kanë publikuar një listë të ngushtë me vetëm tre emra që mund ta marrin drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të trajnerit holandez, Ronaldo Koeman.
Koeman tashmë i përket të kaluarës te Barcelona, pasi presidenti Joan Laporta vendosi ta shkarkoj të mërkurën mbrëma pas humbjes nga Rayo Vallecano.
Me shkarkimin e trajnerit holandez, tani pyetja është se kush do ta zërë vendin e tij në stolin e Barçës.
Sipas gazetës Marca, në këtë kohë, të gjitha rrugët të çojnë te legjenda Xavi Hernandez, i cili është favoriti kryesor.
Nuk është sekret që presidenti Laporta ka qenë në kontakt me trajnerin katalunas javëve të fundit dhe as që Xavi tashmë është i përgatitur për të marrë drejtimin e klubit nga Camp Nou.
🤔👉 Las razones por las que ahora sí es posible que Xavi entrene al Barça https://t.co/sZgDiJpqnJ Por @Juan_Castro_10
— MARCA (@marca) October 28, 2021
Natyrisht, nga aty deri tek mbyllja e një marrëveshje ka ende shumë për të bërë, pasi Xavi nuk do të nënshkruajë me çdo kusht.
Trajneri aktual i Al Saad thuhet do t’i paraqesë presidentit Laporta një sërë kushtesh thelbësore për t’u ulur në stol këtë sezon.
Marca gjithashtu ka publikuar dy emra tjerë që thuhet se janë në garë me Xavin për drejtimin e Barcelonës.
Argjentinasi i River Plates, Marcelo Gallardo përmendet si emër i mundshëm dhe legjenda e klubit, Sergi Barjuan, i cili momentalisht drejton ekipin e Barcelona B. /Telegrafi/