Site icon Telegrafi

Lista e ngushtë e nominimeve për portierin më të mirë sipas FIFA-s

(Foto: FIFA.com)

Është publikuar lista e ngushtë prej gjashtë konkurrentëve për çmimin e Portierit më të mirë të vitit 2020 sipas FIFA-s.

Kjo listë është përpiluar nga një panel i ekspertëve të futbollit dhe është e bazuar në arritjet respektive gjatë periudhës 8 korrik 2019 – 7 tetor 2020.

Kandidatët

Alisson Becker (Liverpool/Brazil)
Thibaut Courtois (Real Madrid/Belgjikw)
Keylor Navas (Paris Saint-Germain/Kosta Rika)
Manuel Neuer (Bayern Munich/Gjermani)
Jan Oblak (Atletico Madrid/Slloveni)
Marc-Andre ter Stegen (Barcelona/Gjermani)

Përcaktimi i fituesit do të peshohet në mënyrë të barabartë nga votimi i tifozëve, gazetarëve, trajnerëve të ekipeve kombëtare dhe kapitenëve.

Tre finalistët për secilin çmimin do të njoftohen më vonë, ndërsa fituesit e çmimeve do të bëhen të ditur në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards” që do të mbahet më 17 dhjetor 2020 në Cyrih të Zvicrës. /Telegrafi/

Exit mobile version