Telegrafi

Lista e lojtarëve më të paguar në MLS: Insigne e Shaqiri më të paguarit, befasojnë Bale dhe Chiellini

Një listë e fituesve më të lartë në MLS të Amerikës, tregojnë se Gareth Bale dhe Giorgio Chiellini kanë paga shumë më të ulëta se sa merrnin në Evropë, ndërsa Lorezon Insigne dhe Xherdan Shaqiri janë në krye të listës së MLS.

Dyshja janë dy nga lojtarët më ikonë të epokës së tyre, me Bale që shpesh shihet si një nga yjet kryesore të gjeneratës së tij.

Siç raportohet nga The Daily Mail, Bale merrte afërsisht 627,000 euro në javë në kryeqytetin spanjoll. Kjo e bëri atë një nga futbollistët më të paguar në atë kohë.

Por duke iu bashkuar Los Angeles FC, Bale ka një pagë prej 2.3 milionë euro për sezon. Një shifër që e bën atë lojtarin e 23-të më të paguar në MLS.

Ish-ylli i Napolit, Insigne, është larg lojtari më i paguar në kampionat, duke fituar gati dyfishin sa Xherdan Shaqiri që është në vendin e dytë.

Shumë talentë të tjerë të dikurshëm evropianë janë në mesin e top 10 emrave më të paguar; me Hernandez, Bernardeschi, Costa dhe Higuain që janë në listë.

Chiellini fiton 1 milion euro në LAFC. Paga e Chiellini do të thotë se ai nuk bën pjesë as 25 fituesit më të lartë të MLS.

Megjithatë, Christian Benteke, ish-lojtari i Aston Villa, Liverpool dhe Crystal Palace merr një pagë vjetore prej 4.1 milionë euro.


10 fituesit më të mëdhenj në MLS

10/ Jose Altidore (Toronto FC): 4.2 milion euro

9/ Luis Araujo (Atlanta United): 4.4 milion euro

8/ Alejandro Pozuelo (Inter Miami): 4.6 milion euro

7/ Hector Herrera (Houston Dynamo): 5.2 milion euro

6/ Gonzalo Higuain (Inter Miami): 5.7 milion euro

5/ Douglas Costa (LA Galaxy): 5.8 milion euro

4/ Federico Bernardeschi (Toronto FC): 6.2 milion euro

3/ Javier Hernandez (LA Galaxy): 7.4 milion euro

2/ Xherdan Shaqiri (Chicago Fire): 8.1 milion euro

1/Lorenzo Insigne (Toronto FC): 14 milionë euro


/Telegrafi/