Telegrafi

Lista e lojtarëve më të fauluar në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon – Vinicius i pakonkurrencë

Është zbuluar një listë e lojtarëve më të fauluar në pesë ligat më të mira të Evropës. FBref ka përmbledhur numrat shumë të rëndësishëm për të përcaktuar lojtarët më të fauluar nga Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Ata kanë përpiluar një listë të fortë me 20 lojtarë të lojtarëve në këtë aspekt, e cila përmban emra të futbollistëve që kanë vëmendjen e madhe në këtë edicion.

Vinicius Junior është lojtari më i fauluar në ligat kryesore të Evropës. Lojtari i Real Madridit është fauluar 110 herë – i vetmi lojtar që tre shifra.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Real Madridit i ofrojnë fanellën legjendare me numër 7, Vinicius Jr befason me përgjigjen

Mattia Zaccagni, Isaac Palazon Camacho, Teji Savanier dhe Isaac Success renditen respektivisht në vendin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë.

Mounaim El Idrissy, Lucas Robertone, Wilfried Zaha, Jordan Ayew dhe Jonas Hector përbëjnë dhjetëshen e parë.

Kouadio Kone, Enes Unal, Sergi Darder, Grealish, Toney renditen përkatësisht në vendin e 11, 12, 13, 14 dhe 15.

Jude Bellingham , Arnaud Nordin, Sergej Milinkovic-Savic, Neymar dhe Randal Kolo Muani plotësojnë listën me 20 lojtarë. /Telegrafi/