Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg janë paraqitur përafërsisht 15 gjykatës nga Maqedonia, nga të cilët, Komisioni në Ministrinë e Punëve të Jashtme për disa ditë duhet t’i zgjedhë tre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në listë janë drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aneta Araudovska, prokurori publik për ndjekje të krimit të organizuar, Jovan Ilievski dhe gjykatësja e Gjykatës Administrative, Edita Naskovska.
Njëri prej këto tre emrave do të jetë i zgjedhur për gjykatës në Gjykatën e Strasburgut, dhe do të zëvendësojë gjykatësen e tanishme, Mirjana Llazarova – Trajkovska, mandati i së cilës do të kalojë në fund të këtij viti. /Telegrafi/