Ka përfunduar java e 23-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Lideri aktual Feronikeli ka shkëlqyer në përballje me Trepçën ’89 ku ka marrë një fitore të thellë 5-0.
Llapi është ndalur në shtëpi në barazim 1-1 nga Ballkani, derisa pa fitues përfundoi edhe ndeshja Drenica – Ferizaj 0-0.
Dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani kanë shënuar fitore para adhuruesve të tyre me rezultate identike 2-0 ndaj Lirisë respektivisht KEK-ut.
Sa i përket listës së golashënuesve, nuk ka pasur ndryshime pasi Kastriot Rexha vazhdon të prijë.
Sulmuesi i Feronikelit edhe këtë xhiro ka realizuar gol dhe e ka quar në 12 numrin e golave këtë edicion.
Festim Alidema dhe Alban Shillova ndajnë pozitën e dytë me nga nëntë gola, ndërsa Betim Haxhimusa dhe Mendurim Hoti që gjithashtu shënuan këtë javë kanë nga tetë gola. /Telegrafi/