Site icon Telegrafi

Lista e fituesve në MTV EMA, në ceremoninë e udhëhequr nga shqiptarja e famshme

Lady Gaga dhe Justin Bieber ishin fituesit kryesorë të ‘MTV European Music Awards’ duke fituar nga dy çmime, në ceremoninë që nderoi jetën dhe veprën e Prince.

Në evenimentin e madh muzikor që u drejtua nga shqiptarja Bebe Rexha, amerikania fitoi çmimin e këngëtares më të mirë dhe dukjes më të mirë, derisa kanadezi mposhti konkurrencën e Adele për këngën më të mirë (“Sorry”), si dhe fitoi çmimin e fansave.

Nikoqirja Bebe Rexha

Më poshtë, Telegrafi jua sjell listën e plotë të fituesve në MTV European Music Awards që u zhvillua në Rotterdam:

Kënga më e mirë – Justin Bieber (Sorry)
Këngëtarja më e mirë – Lady Gaga
Këngëtari më i mirë – Shawn Mendes
Videoklipi më i mirë – The Weeknd ft Daft Punk – Starboy
Performanca më e mirë live – Twenty One Pilots
Artisti i ri më i mirë – Zara Larsson
Vepra më e mirë pop – Fifth Harmony
Vepra më e mirë rok – Coldplay
Vepra më e mirë në Britani të madhe dhe Irlandë- Little Mix
Shtytja më e mirë – DNCE
Dukja më e mirë – Lady Gaga
Skena më e mirë botërore – Martin Garrix
Kënga më emirë elektronike – Martin Garrix
Vepra më e mirë hip-hop – Drake
Më i miri bazuar te fansat – Justin Bieber
Ikonë globale – Green Day

/Telegrafi/

Exit mobile version