Maqedonia mbanë mend shumë katastrofa në historinë e saj të re. Në listën e zezë të këtyre katastrofave udhëheq tërmeti i Shkupit, me rreth 1100 të vdekur dhe 3000 të lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas tërmetit radhiten fatkeqësitë e aeroplanëve, që ishin të përgjakshme dhe me shumë të vdekur. Më e rënda ishte ajo e vitit 1993, ku vdiqën 115 persona.
Megjithatë, vërshimi i javës së fundit është i dyti, nëse merren parasysh vetëm fatkeqësitë natyrore. Në listën e mëposhtme që sjellë agjencia e lajmeve META, nuk janë përfshirë të vrarit në konfliktin e vitit 2001./Telegrafi/