Jose Mourinho e ka ndërmend të shpenzojë shumë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kjo për të rivalizuar Manchester Cityin në luftën drejt titullit të Ligës së Premier.
Lista e dëshirave e teknikut portugez është gjatë, por këtë herë Daily Mail është ndalur vetëm te emrat e mëdhenj.
Aty është Gareth Bale (Man Utd), Antoine Griezmann (Atletico), Mesut Ozil (Arsenal) e Danny Rose (Tottenham).
Caku kryesor vazhdon të jetë Griezmann, ylli i Atletico Madridit, që vështirë se shërbimet e tij sigurohen gjatë janarit.
Aktualisht Man Utd renditet në vendin e dytë me 32 pikë, pesë më pak se City.
Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është ndaj Arsenalit. /Telegrafi/