Site icon Telegrafi

Lista me 14 lojtarë të Liverpoolit tani janë të lirë për të thyer rregullin e rreptë të Klopp

Fitorja dramatike e Liverpoolit ndaj Chelseat në finale të ‘Carabao Cup’ do të thoshte shumë për Jurgen Klopp, por gjithashtu do të ndryshojë edhe rutinën para ndeshjes të shumë lojtarëve të tij.

Goli me kokë i Van Dijk në minutën e 118-të në ‘Wembley’ bëri që stadiumi të ‘shpërthente’ në festë. Ky gol do të thoshte se sezoni i fundit i Kloppit në krye të Liverpoolit do të përfundojë me trofe, pa marrë parasysh se çfarë ndodhë në Ligën Premier, Ligën e Evropës dhe Kupën FA.

Do të thotë gjithashtu shumë edhe për disa lojtarë të përfshirë të Liverpoolit pasi ishte trofeu i tyre i parë me klubin.

Blerjet e verës si Wataru Endo, Alexis Mac Allister dhe Ryan Gravenberch, që të gjithë startuan në këtë ndeshje dhe morën medaljet e tyre të para me Liverpoolin, ndërsa Cody Gakpo gjithashtu shijoi trofeun e parë me fanellën e kuqe.

Lexo po ashtu Bayern Munich po planifikon transferimin e top yllit të Liverpoolit

Ky sukses gjithashtu ishte i pari edhe për një numër të madh të lojtarëve të rinj të përfshirë në ekip të Liverpoolit për shkak të lëndimeve.

Jayden Danns, Conor Bradley, Jarell Quansah, James McConell dhe Bobby Clark që të gjithë u paraqitën në këtë ndeshje, ndërsa Lewis Koumas dhe Trey Nyoni ishin rezervistë që nuk morën minuta, por morën medalje.

Kjo fitore do të thotë se 14 lojtarë të Liverpoolit tani do të jenë në gjendje të prekin shenjën e famshme ‘This is Anfield’ në tunelin e stadiumit të tyre.

Më herët, ata e kishin të ndaluar ta bëjnë këtë për shkak të një rregulli strikt që Klopp e kishte vendosur në vitin 2016, asokohe viti i tij i dytë në krye të klubit./Telegrafi/

Exit mobile version