Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, e ka publikuar listën me 10 këngët e dashurisë që dëgjohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Duke qenë se kati i gjashtë i Manifestas i kushtohet dashurisë, aty ndodhet edhe lista me këngët e preferuara të kreut të qeverisë.
“Edhe 25 ditë deri në përfundimin të Manifestas. Të shumtë vizitorët, të shumtë artistët e kontribuuesit”.
“Muzika, kumbimi i këtij organizimi, jehon në hapësirat artistike të Manifestas. Kjo është playlista e Kryeministrit Albin Kurti. Mund ta gjeni në katin e gjashtë i cili i dedikohet dashurisë. 10 këngë dashurie. Rroftë dashuria, poezia e kënga”, ka shkruar deputetja, e cila më pas i ka listuar këngët që e sjellim më poshtë:
Pixies – Hey
Coco – Last of the loving
Tracy Chapman – Fast car
Gloria Lasso – Etranger Au paradis
Mazzy Star – Fade into you
Etta James – Something’s gotta hold on me
Kate Bush – Wuthering heights
Ritfolk – Dëshirë dhe Heshtje
Joy Division – Love will tear us apart
Nina Simone – My baby just cares for me
Ndërkohë, kryeministri me bashkëshorten dhe vajzën e tij i kanë vizituar veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtar që janë pjesë e Manifestas.
“Edhe 25 ditë të Manifesta-s në 25 vende në Prishtinë. Bashkë me Lean dhe Ritën vizituam veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtar që janë pjesë e Biennales nomade të artit, Manifesta”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/