Telegrafi

Lista me 10 aktoret më të paguara gjatë vitit 2018

Foto: Getty Images

Revista “Forbes” ka sjell së fundmi listën me 10 aktoret më të paguara të vitit 2018.

Kësaj liste i prin aktorja e famshme Scarlett Johansson, e cila nga roli kryesor në filmin “The Avengers” ka fituar 40.5 milion dollarë.

Scarlett Johansson (Foto: Getty Images)

E dyta me radhë vjen Angelina Jolie me të hyra vjetore 28 milionë dollarë, kjo edhe falë rolit në “Maleficent 2”.

Angelina Jolie (Foto: Getty Images)

Lista vazhdon me aktoren Jennifer Aniston, e cila gjithashtu është njëra ndër aktoret më të paguara këtë vit.

Jennifer Aniston (Foto: Getty Images)

Gal Gadot, aktorja që luan rolin kryesor në “Wonder Woman” është emri i vetëm i ri në listë.

Gal Gadot (Foto: Getty Images)

Falë rolit të saj në këtë film, ajo numëron të hyra vjetore afro 10 milionë dollarë.

Ndërkohë, Emma Stone, e cila kishte marrë vendin e parë vitin e kaluar falë rolit në “La la land”, këtë vit ka rënë poshtë 10 vende.

Emma Stone (Foto: Ggetty Images)

Kjo është lista me aktoret më të paguara të vitit 2018, sipas Forbes:

Scarlett Johansson – 40.5 milionë dollarë
Angelina Jolie – 28 milionë dollarë
Jennifer Aniston – 19.5 milionë dollarë
Jennifer Lawrence – 18 milionë dollarë
Reese Witherspoon – 16.5 milionë dollarë
Mila Kunis – 16 milionë dollarë
Julia Roberts – 13 milionë dollarë
Cate Blanchett – 12.5 milionë dollarë
Melissa McCarthy – 12 milionë dollarë
Gal Gadot – 10 milionë dollarë. /Telegrafi/