Lisi Ukhagjaj ka vazhduar të sjell projekte të reja në tregun muzikor.
Hip-hop artisti i ri nga Deçani që jeton dhe vepron në Stuttgart të Gjermanisë, tani ka sjell projektin më të ri “Boy” në bashkëpunim me Lumi B dhe Çelik Lipën.
Lisi më parë ka sjell projektet si ‘Rooftop’, ‘Kce kce’ dhe ‘Panorama’, këngë këto që janë pritur jashtëzakonisht mirë në tregun kosovar.
Artisti i ri së fundmi i është bashkuar shtëpisë muzikore ‘SBS Entertainment’ derisa projekti i ri është pjesë e albumit të Çelik Lipës.
Kjo nuk ka dyshim se u punua nga vetë Lipa dhe besohet që do të ketë suksesin e dëshiruar nga fansat e publiku. /Telegrafi/