Telegrafi

Lisandro Martinez zbulon lojtarin që i ka shkaktuar më së shumti probleme deri më tani në Ligën Premier

Lisandro Martinez është përshtatur shpejtë me futbollin e Ligës Premier dhe megjithëse u përball me lojtarë si Harry Kane dhe Erling Haaland deri më tani në Angli, ai emëroi një yll të Arsenalit si kundërshtarin e tij më të vështirë që është takuar deri më sot.

Argjentinasi që njihet me nofkën ‘Licha’ – mbërriti në ligën angleze mes shumë polemikave mbi aftësinë e tij për t’u përshtatur pasi është i gjatë vetëm 1.75 metra.

Por, ai është bërë një nga mbrojtësit kryesorë, duke formuar një partneritet fantastik me Raphael Varanen.

Lexo po ashtu Përmbledhje e paraqitjeve të Lisandro Martinez te United, dëshmojnë se ai ka qenë transferimi më i qëlluar ndër vite te Djajtë e Kuq

Reprezentuesi argjentinas në një intervistë për Daily Telegraph pohoi se Gabriel Jesus është lojtari që i ka shkaktuar atij më së shumti probleme deri më tani në Ligën Premier.

Ai mund të jetë përballur vetëm një herë me brazilianin këtë sezon, por sulmuesi qartësisht i la përshtypje lojtarit.

Martinez ishte startues në ndeshjen mes Djajve të Kuq dhe The Gunners në shtator, me Jesusin që nuk ishte në gjendje të linte gjurmë në humbjen 3-1.

Ish-anëtari i Manchester Cityt vlerësohet se ka pasur një ndikim transformues në Emirates Stadium pas mbërritjes së tij gjatë verës, pavarësisht se shënoi vetëm pesë herë në ligë. /Telegrafi/