Lisandro Martinez është përshtatur shpejtë me futbollin e Ligës Premier dhe megjithëse u përball me lojtarë si Harry Kane dhe Erling Haaland deri më tani në Angli, ai emëroi një yll të Arsenalit si kundërshtarin e tij më të vështirë që është takuar deri më sot.
Argjentinasi që njihet me nofkën ‘Licha’ – mbërriti në ligën angleze mes shumë polemikave mbi aftësinë e tij për t’u përshtatur pasi është i gjatë vetëm 1.75 metra.
Por, ai është bërë një nga mbrojtësit kryesorë, duke formuar një partneritet fantastik me Raphael Varanen.
Reprezentuesi argjentinas në një intervistë për Daily Telegraph pohoi se Gabriel Jesus është lojtari që i ka shkaktuar atij më së shumti probleme deri më tani në Ligën Premier.
Ai mund të jetë përballur vetëm një herë me brazilianin këtë sezon, por sulmuesi qartësisht i la përshtypje lojtarit.
Martinez ishte startues në ndeshjen mes Djajve të Kuq dhe The Gunners në shtator, me Jesusin që nuk ishte në gjendje të linte gjurmë në humbjen 3-1.
Ish-anëtari i Manchester Cityt vlerësohet se ka pasur një ndikim transformues në Emirates Stadium pas mbërritjes së tij gjatë verës, pavarësisht se shënoi vetëm pesë herë në ligë. /Telegrafi/