Klubi i basketbollit i Prishtinës po vazhdojnë t’i largohen lojtarët nga radhët e veta.
Deri më tani është konfirmuar se janë larguar Dardan Berishës, Drilon Hajrizit dhe Andrew Lawrence.
Sipas KTV-së, edhe qendra e përfaqësueses së sonë, Lis Shoshi është larguar prej kampionëve të Kosovës.
Shoshi ishte një ndër lojtarët më të dalluar te bardhekaltërit gjatë kohës sa bënte pjesë klubi në garat e Champions League dhe FIBA Europe Cup.
Mësohet se basketbollisti do të vazhdojë karrierën jashtë Kosovës, ku është në bisedime me disa skuadra.
Ndryshe, Shoshi ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e botërorit Kina 2019. /Telegrafi/