Site icon Telegrafi

“Lironi fëmijët tanë nga bllokimi”, thotë kryetarja e Barcelonës

Kryetarja e Bashkisë së Barcelonës ka kërkuar përfundimin e masave të rrepta të bllokimit të coronavirusit në Spanjë, të cilat i ndalojnë fëmijët të dalin nga shtëpia pa ndonjë arsye.

“Fëmijë duhet të dalin nga shtëpitë”, shkroi Ada Colau në Facebook, vetë nëna e dy fëmijëve, tre dhe nëntë vjeç.

“Mos prisni më: Lironi fëmijët tanë!”, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Spanja – e cila ka më së shumti raste të konfirmuara në Evropë – është i vetmi vend në kontinent ku fëmijët nuk mund të lënë shtëpinë fare.

Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi mbylljen mbarëkombëtare në 14 mars.

Që nga ajo kohë, mbyllja është zgjatur deri në të paktën 26 prill – megjithëse njerëzit në ndërtim, prodhim dhe disa punë shërbimi u lejuan të kthehen në punë këtë javë.

Ndryshe, rregullat për fëmijët ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin, me shkollat dhe kopshtet tashmë që kanë filluar të rihapen në Danimarkë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, rastet në të gjithë botën e virusit janë rritur në më shumë se dy milionë.

Ndërsa përhapja e infeksioneve duket se po lehtësohet në pjesën më të madhe të Evropës, kontinenti ka regjistruar qindra mijëra infeksione – vetëm me Spanjë llogariten 19.130 vdekje dhe pothuajse 183,000 raste.

Dhe një nga qendrat kryesore të shpërthimit spanjoll ka qenë në rajonin e Katalonjës, nga i cili është Barcelona.

Hans Kluge, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë, tha të enjten ndërsa kishte “shenja optimiste” në Evropë, javët e ardhshme do të ishin “kritike”. /Telegrafi/

Exit mobile version