Balerini Graciano Tagani si dhe aktorja Egla Ceno si duket kanë pasur sot një ditë produktive, brenda shtëpisë së BBVA-s.
Ishte Graciani ai i cili si duket e ndjeu për detyrë të mësonte Eglën të kërcejë gjegjësisht se si të bënte ‘twerk’.
“Liroje, liroje”, ishin fjalët e Gracianos derisa i jepte këshilla se si të praktikonte lëvizjet.
Me pak përpjekje, Egla si duket i mori për bazë këshillat e balerinit dhe arriti që të mësonte atë që mori për detyrë Graciano.
Të qeshura pa fund mes dyshes derisa po ushtronin së bashku në dhomën e ndenjës. /Telegrafi/