Është liruar rruga për qarkullim të automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës e cila ishte ndërprerë përkohësisht për shkak të mbajtjes së manifestimit për “Vidovdanin”.
Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rruga është liruar për qarkullim”, tha shkurt Kelani.
Ndryshe, Policia e Kosovës, sot kishte ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend pasi serbët mbajtën festën e “Vidovdanit”, në Graçanicë. /Telegrafi/