Telegrafi

Lirohet prokurori që dyshohej për korrupsion

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim lirues ndaj akuzuarve prokurorit Bajram Hamitaga dhe shoferit të tij, Luan Delili.

I pandehuri B. H. (prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit) akuzohej nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

Lexo po ashtu Aktakuzë: Prokurori u korruptua me një kosë, një çadër dhe kërkoi 5 mijë euro

I pandehuri B. H. akuzoj për veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar, ndërsa i pandehuri L. D. akuzohej për veprën penale frikësimi.

Lexo po ashtu Rrëfimi për pazare në prokurorinë e Prizrenit: Filmohen aferat korruptive (Video)

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka ardhur në përfundim që këta dy të pandehur nuk kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkohen.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.  /Telegrafi/