Mjekët kanë duartrokitur, kur 102-vjeçarja që është një prej pacienteve më të moshuara në Britani të Madhe, është shoqëruar pas lirimit nga spitali.
Në pamjet e shpërndara, shihet Vera Beeley derisa i përshëndeste me dorë, teksa përshëndetej nga punonjësit shëndetësorë të spitalit në South Yorkshire, transmeton Telegrafi.
Gruaja e moshuar, ishte diagnostikuar me coronavirus gjatë javës së kaluar, derisa ndodhej në qendrën për të moshuar.
Atë e dërguan në spital, ku u trajtua për një javë dhe pasi që gjendja e saj është e mirë, është liruar që t’i kthehet normalitetit.
Vera është një pastruese e pensionuar, që ka dy fëmijë, katër nipa dhe shtatë stërnipa. /Telegrafi/