Site icon Telegrafi

Lirohet nga detyra Drilon Gashi, këshilltari i Konjufcës

Është liruar nga detyra këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Po Gashi është liruar tashmë nga detyra e këshilltarit”, tha ai.

Ndryshe, ish – imami Drilon Gashi tash e disa ditë u përmend në media për një rast të dhunës në familje, që kishte ndodhur para disa vitesh. Sipas aktgjykimit të publikuar në media, Gashi pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe më dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë veprim ishte iniciuar rast për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor.

Gjykata Themelore në Pejë, konform kishte shqiptuar “Vërejtje Gjyqësore”, me të cilën Gashit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë, gjykata do t’i shqiptojë sanksione më të rëndë penale.

Lexo po ashtu Ish-imami Drilon Gashi rrahu gruan pas një konflikti familjar - gjykata i shqiptoi "Vërejtje Gjyqësore”

Arsyetimi për lehtësim të dënimit kishte ardhur pasi ish imami-Gashi, kishte pranuar fajësinë, duke manifestuar keqardhje për atë që i ka ndodhur.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Teuta Mahmutaj-Gashi, bashkëshortja e Drilon Gashit.

Mahmutaj-Gashi ka thënë se bashkëshorti i saj është dënuar me vërejtje gjyqësore “pas një zënke që kishim në familje”.

Lexo po ashtu Pas publikimit të aktgjykimit, reagon gruaja e Drilon Gashit: Montim i qëllimshëm dhe për hakmarrje

“Që nga ajo kohë, ne si familje kemi punuar shumë që të kemi një jetë të lumtur dhe të rindërtojmë marrëdhënien tonë. Lajmi i aktgjykimit të tij u ba viral dhe u shfrytëzua nga kundërshtarët e tij, për të na goditur ne dhe imazhin tonë. Media e keqpërdori këtë situate për interesat e tyre të veçanta dhe për të marrë klikime”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version