Telegrafi

Lirohet ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Faik Fazliu

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është liruar, pas arrestimit të tij të mbrëmshëm në një lokal në Prizren.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

Lexo po ashtu Kanosi zyrtarin policor, arrestohet ish-anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku.

Fazliu ishte arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40. Ai u arrestua për kanosje ndaj personit zyrtar. /Telegrafi/