Site icon Telegrafi

Nuk dëshiroi të paguante për ta shikuar lojën në shesh, lirohet asamblisti i LVV-së, Beqiri: Hapësirat publike do të mbrohen gjithmonë

Është liruar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri, i cili u arrestuar të hënën në mbrëmje nga Policia e Kosovës.

Beqiri në një postim në Facebook thotë se ishte arrestuar pasi nuk donte t’i paguante 20 euro për të parë ndeshjen në shesh.

Lexo po ashtu Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti

“Rrnoftë hapësira publike. Poshtë Përparim Rampa! Sheshet duhet të jenë pa pagesë. Sheshet duhet të jenë për qytetarët.

Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtares, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht”, shkruan ai në një postim në orët e vona të së hënës.

Exit mobile version