Site icon Telegrafi

Lirohen nga detyra ministrat e LDK-së, do të japin betimin e deputetit

Zëvendës kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi si dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu kanë kërkuar nga zyra e kryeministrit lirimin nga detyra pasi që sot do të japin betimin për mandatin e deputetit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku e cila tha se lirimi i tyre është bërë pasi sot do të betohen për mandatin e deputetit në legjislaturën e VIII-të, në Kuvendin e Kosovës.

Lexo po ashtu Dita e konstituimit, betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Ndërkaq, nga detyra janë liruar edhe zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Tahiri si dhe ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mehmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version