Telegrafi

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur që t’i lirojë dy aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, të arrestuara në protestën e 1 dhjetorit, që u mbajt për të  kundërshtuara dhunën ndaj  grave.

Lirimin e aktivisteve e kanë bërë të ditur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ku sipas tyre arrestimi ishte jolegjitim.

“Arrestimi i tyre i panevojshëm dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.”, u bë e ditur në njoftim.

Lidhur me arrestimin e aktivisteve, ministrja Albulena Haxhiu, u shpreh se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar edhe motrën e Neri Ferizit, Blertën e cila konfirmoi lirimin e saj. /Telegrafi/