Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka reaguar pas lirimit të Milan Radoiçiqit nga paraburgimi, ndërkaq u ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që të mbrojnë qytetarëve serbë.
Bogdanoviq në disa postime në platformën X ka shkruar se Serbia dhe presidenti i saj janë sponsor të terrorizmit ndërkombëtar.
“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë…” ka shkruar Bogdanoviq në gjuhën shqipe.
I kërkoj @albinkurti dhe @VjosaOsmaniPRKS,
si dhe të gjithë zyrtarëve ?? të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë për serbët në veri ??
Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë!
Me ndihmo!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 4, 2023
Ndërkaq, në postimin tjetër në X ai thekson se Serbia dhe presidenti i saj janë definitivisht sponsor të terrorizmit ndërkombëtar.
“Kosova është në rrezik!”, shkruan ai.
I said yesterday that the arrest of Radoičić is the most ordinary farce and show for the ?? public!
An international terrorist was released from custody so he could influence witnesses.
?? and its @predsednikrs are definitely sponsors of international terrorism!
?? Is in danger! https://t.co/NcsqaWG6FT— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 4, 2023
Politikani serb po ashtu ka shkruar për lirimin e Radoiçiqit nga paraburgimi dhe ka treguar pse insiston në një urdhër-arrest ndërkombëtar.
“Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi mund të ketë synim vrasjen e tij. Ai është një dëshmitar shumë i papërshtatshëm që do të dëshmonte për pjesëmarrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq në përgatitjet për sulmin terrorist në Kosovë. ‘Gojët e vdekura nuk flasin’. Për këtë insistoj në një urdhër-arrest ndërkombëtar!”, shkruan ndër të tjera Bogdanoviq. /Telegrafi/
Radoicic’s release from custody may be aimed at his murder!
He is a very inconvenient witness who would prove the participation of @predsednikrs
in the preparation of the terrorist attack on ??
“Dead mouths do not speak”
That is why I insist on an international arrest warrant!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 4, 2023