Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me propozimin e LDK-së që të hyjë si pikë e rendit të ditës edhe shqyrtimi për zgjatjen e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar, duke filluar nga datat 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2015. Kjo kaloi me 65 vota pro,30 kundër dhe një apstenim.
Kjo parasheh importet e furnizimit për të cilat kërkohet lirimi nga TVSh-ja përfshin lëndët e para dhe makineritë bujqësore, sistemi i ujitjes së tokave bujqësore, furnizimet e financuara nga donatorët në mbështetje të projekteve humanitare, rindërtuese dhe integrimeve evropiane si dhe furnizimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare.
Visar Ymeri nga Vetëvendosje ka thënë se nuk përkrahi këtë propozim meqë asnjë dokument sqaruar nuk iu është dhënë. Këtë propozim nuk e ka përkrahur as AAK-ja.
Kurse, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka thënë se kjo çështje nuk duhet të trajtohet me kaq nguti. /Telegrafi/